E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati Reeker: Liderët e Ballkanit të forcojnë përpjekjet drejt BE-së

rikerBosnje- Philip Reeker, zevëndës/ndihmësi i Sekretarit amerikan i Shtetit duke folur për mediat në Sarajevë tha se  vlerëson ‘përparimin e bërë nga vendet e Ballkanit drejt integrimit evropian’.

Por sipas zyrtarit të lartë amerikan është e nevojshme që udhëheqësit të forcojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim.

Në një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’ në Sarajevë, Reeker ka veçuar arritjet e Kroacisë, e cila më 1 korrik u bë zyrtarisht anëtarja e 28-të e BE-së.

Rekker gjatë intervistës ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, me ndihmën e Brukselit zyrtar. Sakaq ai tha se në Bosnjë vazhdon të ketë probleme. Sipas Reeker për situatën atje janë përgjegjës udhëheqësit e saj, ‘të cilët kanë zgjedhur të mos funksionojnë’,-tha Reeker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›