E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Papunesia me keq se ne Evrope

Shqiperia eshte nje vend me nivel te ulet te punesimit me te ulet se vendet europiane dhe ato te rajonit. Duhet te permiresohet lidhja midis segmenteve te ndryshme per nxitjen e punesimit. Ka deklaruar keshtu dje ambasadori i Delegacionit te BE ne Tirane Ettore Sequi. Duke vazhduar me tej Zhvillimi i burimeve njerezore eshte pike kyce per zhvillimin e tregut te punes dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Ne duam ta ndihmojme Shqiperine qe te punesoje sa me shume njerez jemi te angazhuar te punojme se bashku me fleksibilitet drejt permiresimit te aftesive profesionale. Integrim do te thote transformim ne nje demokraci te konsoliduar.

Ai ka njoftuar se ne kuader te fillimit te projektit IPA 2010 Bashkimi Europian i jep Shqiperise 2.9 milione euro financime per zhvillimin e burimeve njerezore.
Bashkimi Evropian duket se nuk merr per baze statistikat e shtetit shqiptar lidhur me punesimin. Sipas tyre papunesia ne Shqiperi eshte diku pak me shume se 13 per qind e forcave te punes. Sikurse duket nga shifrat e Eurostatit agjencise evropiane te statistikave ky nivel kalohet ne vendet e BE-se nga papunesia ne Sllovaki Portugali Irlande Lituani dhe Letoni. Ne keto vende papunesia regjistron 13.4 deri 15.3 per qind te forcave te afta per pune pra me shume se sa papunesia zyrtare ne vendin tone. Per te mos folur pastaj per Greqine ku niveli i papunesise eshte 19.2 per qind dhe Spanjen qe shenon rekordin negativ te BE-se me 22.9 per qind te forcave te afta per pune jashte tregut te punes.

Deklaratat e Sequit jane ne fakt nje dush i ftohte per institucionet e kontrolluara nga qeveria qe nuk rreshtin se dheni shifra te ekzagjeruara.
Nga ana tjeter INSTAT-i dje nuk ka mundur te fshehe faktin se konsumi vazhdon te shenoje shifra negative. Me nje vonese te theksuar jane publikuar shifra te tregtise me pakice ne tremujorin e trete te vitit 2011. Sips tyre konsumi i shqiptareve ne kete periudhe eshte 5.6 per qind me i ulet se ne te njejten periudhe te vitit 2010. Ushqimet pijet dhe duhani te blera ne njesi te specializuara kane shenuar nje renie ne masen 20.8 per qind blerjet per pajisje shtepijake jane ulur 5.6 me 8.5 jane ulur blerjet e artikujve joushqimore etj. Ne te njejten kohe duhet vene ne dukje se cmimet gjate vitit te kaluar jane rritur mesatarisht 3.3 per qind pra renia e konsumit eshte edhe me e madhe se kaq sa raportohet. Vetem konsumi i karburanteve ne vlere rezulton i rritur me 18 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›