E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Kamenei: Izraeli, tumor që duhet eleminuar

“Irani do të mbështesë cdo grup a vend që do të luftojë kundër Izraelit”. Lideri suprem, Ajatollah Ali Kamenei, gjatë fjalimit të mbajtur në “Universitetin e Teheranit” në lutjen e së premtes, e cilësoi regjimin zionist “një tumor malinj që duhet të eleminohet”.

“Këto kërcënime dëshmojnë mungesën e aftësisë së Shteteve të Bashkuara, për një përplasje logjike”, deklaroi ndër të tjera Ajatollahu.

Ai tha se Irani do t`i përgjigjet cdo kërcënimi. Përballë kërcënimeve për naftën apo luftën, ne kemi zërin tonë, tha lideri suprem iranian, të cilat do t`i shpallim në momentin e duhur, nëse do të jetë e nevojshme.

Gazeta amerikane “Washington Post”, permes një shkrimi, zbuloi frikën e Uashingtonit
për një sulm të Izraelit ndaj Iranit që mund të ndodhë në pranverë. Në fakt ky ishte parashikimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, sipas të cilit Izraeli mund të sulmojë centralet berthamore iraniane “në prill, maj apo qershor”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›