Evropë, rritet bilanci i viktimave nga acari

Numri i të vdekurve nga acari i ftohtë siberian, që e ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Lindore, ka arritur në 189 persona . Vetëm në Rumani një foshnje ka vdekur në një shtëpi pa ngrohje, ndërsa nëntë fëmijë janë marrë në përkujdesje. Në pjesën veriore të Sllovakisë temperaturat kanë arritur në -37 gradë Celsius.
Numr më i madh i të vdekurve, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar në Ukrainë, ku vdiqën 38 persona, duke e cuar numrin total të viktimave në 101 persona.Në Ballkan gjithashtu mbretëron mot terësisht i ftohtë.
Gjatë ditëve të fundit, në Kosovë temepraturat gjatë ditës kanë kapur vlerat -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë natës janë shënuar edhe temperatura prej -24 shkallë Celsius. Krahas temperaturave të ulëta
në Kosovë ka edhe probleme me furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike, ndërsa autoritetet kanë kërkuar kursimin e saj dhe mospërdorimin e saj për ngrohje. Ndërkohë në Serbi raportohet për 6 të vdekur dhe është shpallur situatë emergjente në 19 komuna, ndërsa moti i ftohtë në Bosnjë Hercegovinë ka shkaktuar vdekjen e 6 personave.