E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ali Khamenei ka vdekur”/ Jerusalem Post: Lideri suprem i Iranit u vra, trupi iu gjet nën rrënoja

Sipas asaj që raporton “Jerusalem Post“, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë pas sulmeve ajrore në Teheran.

Gazeta citon burime të informacionit të lartë nga Izraeli, të cilët pretendojnë se kompleksi ku ndodhej Khamenei është shkatërruar, duke lënë pak shenja jete.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”.

Sipas Tel Avivit, sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe kreun e forcave të armatosura.

 Ndërkohë, Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar Izraelin dhe disa vende në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›