E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e Opozitës, Koçiu: Të shkosh me molotovë te Policia, provokim i hapur dhe një dëshirë për përshkallëzim

Teksa vijon protesta marshim e Opozitës, vjen edhe reagimi i ministres së brendshme, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se, “të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim”.

Reagimi i Koçiut:

Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›