Kush do e zëvendësojë Khamenei-n? Trump: Do të më telefonojnë për të më pyetur se kë dua unë

Në një bisedë telefonike me NBC News, presidenti i SHBA, Donald Trump, konfirmoi se “një numër i madh i udhëheqjes” iraniane ishte vrarë në sulmet e sotme.
“Nuk e kam fjalën për dy persona,” shtoi presidenti, pa specifikuar një numër të saktë.
I pyetur se kush do ta zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, Trump tha: “Nuk e di, por në një moment ata do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja unë”.
LEXO EDHE: “Ali Khamenei ka vdekur”/ Jerusalem Post: Lideri suprem i Iranit u vra, trupi iu gjet nën rrënoja
Më herët, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se Ajatollahu ka humbur jetën, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e iranianëve.
Trump tha se sulmet ushtarake në Iran janë “tashmë një sukses”.
“Kemi shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Do t’u duhet vite për t’i rindërtuar”, shtoi presidenti, duke theksuar se goditjet ishin të mëdha dhe se dobësojnë seriozisht kapacitetet e Iranit pas sulmeve të koordinuara me Izraelin.