E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet Dani kontrollonte edhe Ligen e Kampioneve

Hetimet qe kane zgjatur rreth dy vjet po japin frytet qe priteshin. Shume vende te Evropes te cilat duan seriozisht qe te ndalin fenomenin qe ka njollosur lojen e futbollit dine se cili ndodhet pas trukimit te ndeshjeve.

Kontrollonin lojtaret si te ishin kukulla. Ne regji ishte Dani qe me forcen e parave bente gjithcka ne fushen e blerte. Deri me tani eshte kuptuar se ne Itali Shoqata keshtu ishte pagezuar prej anetareve te saj ka mundur qe te bleje jo pak por plot 50 futbolliste. Gjithsesi italianet mund te ngushellohen me faktin se nuk kane qene vetem ata qe i kane shitur shpirtin djalit.

Dan

Hetimet e Prokurorise se Kremones qe te henen preu 17 flete arresti kane ecur krah per krah me disa te tjera qe jane bere gjate ketyre dy viteve te fundit. Ne qender te ketyre hetimeve ka qene vetem nje emer. Flasim per Tan Set Engun 47-vjecari qe ka lindur ne Singapor dhe qe i pelqen ta therrasin me nofken Dan. Nen drejtimin e ketij biznesmeni jane shitur mbi 200 ndeshje ne tere Evropen. Vendet me te nxehta jane Finlanda Zvicra Hungaria Sllovakia Greqia dhe Kroacia. Nga nje raport i policise gjermane eshte kuptuar se jane fiksuar rezultate e takimeve te Liges se Evropes dhe Liges se Kampioneve.

Habia

Ata qe leviznin nga Evropa Lindore e deri ne Orientin e Larget ishin po te njejtit. Kryetaret e ketyre organizatave perdornin po te njejtat skema por ajo qe ka surprizuar te tere eshte fakti se si kane punuar ne Itali. Vendi fqinj eshte i vetmi prej shteteve te prekura nga bastet qe ka nje sere klanesh kriminale qe operojne per llogari te tyre. Per hetuesit italiane eshte shume misterioz fakti se si Dani dhe te tijte kane vepruar aq te pa shqetesuar ne Itali.

Rrenimi i presidentit hije

Gjithcka u qartesua me 12 shtator kur tre police italiane shkuan ne Gjermani per te marre ne pyetje nje te burgosur ne Bohum te Gjermanise. I riu ne fjale quhej Marjo Cvrtak ka lindur ne Nyrenberg por ka origjine Kroate. Pas nje hetimi te Prokurorise se landit Renania-Vestfalia behet me dije se Marjo ka trukuar vetem dy takime ne Gjermani. Ai ka fiksuar rezultatin e nje ndeshje ku ka luajtur St. Pauli - Alemania Aahen dhe St Pauli - Majnc. Kroati ka rrefyer se ne Evrope jane trukuar edhe shume ndeshje te tjera. Ai ka thene se nga bastet eshte rrenuar edhe nje president hije i nje ekipi turk qe duket se kishte vene bast per nje ndeshje te Liges se Evropes Dinamo e Zagrebit - Domazhel. Nga sa eshte kuptuar deri me tani vetem nje gje eshte e sigurt. Dani ka qene strumbullari i gjithckaje. Tani rrethi sa po vjen e po mbyllet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›