Ali Podrimja thirrje Greqise Njihni pavaresine e Kosoves

Shkrimtari mesazh fqinjeve per njohjen e pavaresise nga qeveria greke
Poeti nga Kosova Ali Podrimja perfaqesues i letersise shqiptare ne Kongresin Nderkombetar te Kritikeve qe po mbahet ne ishullin Lesbos te Greqise pasi ka lexuar kumtesen e tij E ardhmja cfare u ka bere thirrje politike fqinjeve greke. Pikerisht ne diten e trete te ketij sesioni ku jane tubuar personalitete te njohura nga shume vende te botes Podrimja ishte ai qe e hapi me dy poezite njeren kushtuar Bekim Fehmiut te cilen e ka botuar ekskluzivisht standard e pastaj e lexoi kumtesen e tij e cila u mireprit me duartrokitje frenetike sidomos kur teksti dhe poezite u lexuan ne greqisht. Ne fund te kumteses se tij Ali Podrimja beri nje gjest te jashtezakonshem duke kerkuar qe ta degjonin edhe pak minuta sepse kishte nje mesazh per qeverine greke. Lajmin e ben te ditur per standard pjesemarresi ne kete Kongres dhe perfaqesuesi i Unionit te Shkrimtareve te Kosoves Reshat Saitaj i cili na vuri ne dispozicion kerkesen e poetit Podrimja pas leximit te poezive dhe kumteses se tij.
Ja se ckerkoi Ali Podrimja para shkrimtareve dhe kritikeve boterore ne mesin e te cileve kishte emra te njohur te letersise boterore Para ketij tubimi shkrimtaresh e intelektualesh te shquar do ta shtroj edhe nje kerkese kaq kam te drejte te them se gjendem mes fqinjeve te mi mijevjecare qe te miren dhe te keqen e ndajme bashkarisht. Eshte nder per qeverine greke ta pranoje Pavaresine e Kosoves si shtetin me te ri. Djepi i qyteterimit dhe i demokracise te deshmoje se mund te shpjere perpara vellezerine e popujve. Duhet theksuar ne kete tubim se forcat greke me ato te NATO-s kane dhjete vjet qe sherbejne ne Kosove per te kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe mireqenien e popullit te Kosoves.
Kerkesa e Ali Podrimjes u prit me duartrokitje nga te gjithe te pranishmit e po ashtu edhe nga shkrimtari dhe kritiku Costas Valetas. Pas kerkeses se Ali Podrimjes e vazhdoi fjalen Costas Valetas duke dhene nje histori te shkurter te Kosoves dhe nevojen qe sot Kosova ka per njohje te reja nga shtetet qe ende nuk e kane njohur pavaresine e saj.
Para tre ditesh ka nisur ne ishullin Lesbos punimet Kongresi Nderkombetar i Kritikes ku marrin pjese kritike poete dhe shkrimtare te me shume se njezet shteteve te ndryshme te botes si nga Franca Danimarka Japonia Australia ne mesin te cileve Kosova duke u perfaqesuar me Unionin e Kritikeve dhe Shkrimtareve te Kosoves qe eshte hera e dyte qe merr pjese perfaqesuar nga poeti i njohur Ali Podrimja. Kongresi mbahet me perkrahjen e Ministrise se Kultures greke si dhe me sektorin lokal te kultures te ishullit Lesbos nen udheheqjen e shkrimtarit te shquar Kostas Valetas i cili ka nje bashkepunim te ngushte edhe me shkrimtaret shqiptare. Kjo ngjarje kulturore tani ka nje tradite te gjate ne organizimin e takimeve letrare ku elaburohen tema te ndryshme te letersise boterore.
shte hera e pare qe ky manifestim kulturor filloi me nje minute heshtje sepse per here te pare ne nje aksident rrugor vdes nje shkrimtar nga Australia i cili sapo ishte bere gati te nisej nga Athina per ne ishullin Lesbos tragjikisht humbi jeten nga pakujdesia e nje shoferi. Ne te njejten kohe jo larg Athines poetit tone nga Shqiperia z. Iliaz Bobaj i cili vetem sa ishte nisur per te marre pjese ne kete takim letrar do te merrte lajmin se djali i tij kishte pesuar nje aksident te rende komunikacioni gje qe do tia pamundesonte pjesemarrjen ne kete Kongres. Iliaz Bobaj qe eshte perkthyes ne greqisht i librit poetik Harta e grisur nga Ali Podrimja nuk mundi te ishte pjesemarres ne kete ngjarje kulturore keshtu qe libri i Ali Podrimjes nuk u promovua ashtu si ka qene planifikuar nga organizatoret e ketij kongresi te cilet jane botues te librit. Libri poetik Harta e grisur eshte libri i pare nga Kosova qe do te publikohet ne Greqi. Redaktor kryesor i librit poetik Harta e grisur eshte shkrimtari i shquar ne Greqi Kostas Valetas ndersa paraqitjet e autorit Ali Podrimja ne faqet e ketij libri jane te nenshkruara nga shkrimtari i njohur grek Dino Kobatis.