Gjendet i mbytur femija tre te arrestuar

Nje 26-vjecar dhe dy minorene u ndaluan nga Policia e Shkodres te dyshuar per mbytjen e 13-vjecarit Agim Leraj
Disa ore pasi eshte gjetur i mbytur trupi i pajete i nje 13-vjecari Policia e Shkodres ka vene ne pranga tre persona te dyshuar per vrasjen e te miturit. Gjate hetimeve per zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se Besnik Kodra 26 vjec E. Kodra 17 vjec dhe S. Mjacaj 15 vjec ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane rrahur dhe me pas e kane mbytur ne bregun e lumit Shale 13-vjecarin Agim Leraj. Nga burime zyrtare policore mesohet se arrestimi i te dyshuarve eshte bere pasditen e djeshme dhe ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta.
Arrestimi
Forcat policore kane marre ne pyetje familjaret dhe sipas deshmive te tyre i mituri kishte dale nga shtepia per te kullotur bagetite ne fshatin Lotaj se bashku me njerin prej te dyshuarve po nga i njejti fshat. Me pas tre te dyshuarit jane mbledhur bashke dhe per motive qe nuk jane qartesuar e kane mbytur me force Lerajn ne ujerat e lumit. Nderkohe pas arrestimit forcat e rendit kane ushtruar kontrolle ne shtepite e tre te dyshuarve dhe ne banesen e Besnik Kodres eshte gjetur nje arme zjarri e llojit automatik dhe disa fisheke. Arma pa leje dhe fishket jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Ngjarja e rende sipas burimeve zyrtare policore mesohet te kete ndodhur rreth ores 0030 te dites se djeshme. Policia ka shkuar ne vendngjarje pasi eshte vene ne dijeni nga familjaret se 13-vjecari kishte humbur. Policia ben te ditur se ne trupin e 13-vjecarit nuk ka pasur shenja dhune por shkaku i vdekjes eshte mbytja ne lume. Ndaj tre te dyshuarve eshte ngritur akuza e vrasjes ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkepunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
Ngjarja
Trupi i djalit te moshes 13-vjecare eshte gjetur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem nga disa kalimtare te rastit ne vendin e quajtur Bregu i Lumit Shale. Sipas burimeve behet e ditur se forcat policore porsa jane vene ne dijeni per ngjarjen e rende kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kane bere identifikimin e viktimes si Agim Leraj nga fshati Pjolle i Komunes Shale Dukagjin te rrethit Shkoder. Policia e Shkodres ngriti nje grup pune per hetimin e rastit dhe nga hetimet paraprake te kryera nga uniformat blu te Shkodres ka rezultuar se tre te rinj kane mbytur ne ujerat e lumit Shale te miturin. Per te percaktuar me sakte shkaqet e mbytjes se 13-vjecarit trupi i tij eshte derguar ne morgun e spitalit dhe i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore. Gjithashtu raporti do te beje te ditur daten dhe oren se kur ka humbur jeten Leraj. Forcat e rendit jane duke vijuar hetimet deri ne zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.