Piktori Valery DyrziTarasov celekspozite ne GKA
TIRANE- Ne Galerine Kombetare te Arteve eshte peruruar mbreme ekspozita vetjake e artistit Valery Dyrzi Tarasov. E pranishme ne cremoni ka qene edhe Zv.Ministria e Kultures Suzana Turku. Valery Dyrzi Tarasov eshte shembulli i artistit shqiptar qe personalitetin e tij artistik nisi ta formoje ne kohen absurde te komunizmit ne Shqiperi dhe e konsolidoi ne kohen e lirise demokratike ne Itali. Jeta dhe Liria per Valerin mbeten ende fjale te shenjta. Jeta per Valerin eshte fat pas gjithe veshtiresive qe ka kaluar ndersa liria gjendet e pershkruar ne pikturen e tij. Jeta e Valerit eshte pjese e atyre familjeve bikulturore qe gjate kohes se diktatures ne Shqiperi njohen burgun veshtiresite ekonomike persekutimet politike dhe sociale. Nje kalvar i tille veshtiresish nuk e atrofizuan vullnetin e tij per te qene njeri por i dhane force te mbijetoje dhe te realizoje endren e tij feminore per te qene piktor dhe gjithe kohen i lidhur me artin. Ne emer te lirise ai u largua nga Shqiperia si shume te rinj te tjere. Valery Dyrzi Tarasov ka lindur me 2 qershor 1956 dhe punon e banon ne Itali. Babai i tij eshte shqiptar dhe nena ruse. Familja e tij jeton ne Rusi. Shtypi i shkruar dhe media televizive italiane e kane cekur dhe permenduar krijimtarine e tij te ekspozuar.
s.g/BalkanWeb
s.g/BalkanWeb