E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alia një prej dëshmitarëve të komisionit

20/07/2010 Hetimi i tragjedisë së Tivarit

Alia një prej dëshmitarëve të komisionit

Ish-presidenti Ramiz Alia do të jetë një prej dëshmitarëve kryesorë që komisioni hetimor për masakrën e Tivarit, në të cilën u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptarë të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1945, do të marrë në pyetje gjatë ushtrimit të funksionit të tij. Këtë e konfirmoi Mersila Doda, një prej 13 anëtareve të këtij komisioni, i cili të hënën zhvilloi mbledhjen e tij të parë. “Do të thërrasim të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen, që kanë qenë të përzierë në vetë të parë apo jo. Zoti Alia është një person që ka dijeni mbi ngjarjen. Askush nuk është i përjashtuar nga thirrja në pyetje nga ana e Komisionit”, - tha Doda. Ish-presidenti Alia është cilësuar prej mazhorancës si përgjegjësi i kësaj tragjedie. Komisioni hetimor, që përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës, do ta shtrijë aktivitetin e tij njëvjeçar edhe jashtë territorit shqiptar për të marrë në pyetje të gjithë protagonistët e gjallë të kohës. Ai u ngrit para disa ditësh nga mazhoranca vetëm me votat e PD-së, pasi opozita e kundërshtoi këtë nismë dhe më pas bojkotoi votimin, ndërsa LSI-ja abstenoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›