E Martë, 3 Nëntor 2026

Nesturi: Komandantët më të zotë përfunduan kambistë në rrugë. Mungesa e tyre u ndje në luftën e Kosovës

Analisti Plator Nesturi ngriti një problem të mprehtë në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, i cili kishte të bënte me mënyrën e trajtimit jo të denjë, sipas tij, të shumë ushtarakëve shqiptar pas viteve 90 ku shumë komandant të zotë përfunduan kambistë në rrugë.

Sipas tij, mungesa e një trupe ushtarake serioze dhe të aftë u pa edhe në luftën e Kosovës.

“Kemi të bëjmë me strategji e plane prej kohësh. Zhvillimet në Ukrainë i përshpejtuan. Shqipëria ka treguar se është një pikë e rëndësishme mbështetëse. Shqipëria qartazi është në krah të NATO-s dhe ka prodhuar stabilitet, jo vetëm në kuadër të NATO-s, por edhe në raport me SHBA-në dhe BE-në. Stabiliteti i vendit u pa qartë sepse Shqipërinë e kanë vizituar figurat nga më të rëndësishmet e globit. Por, nga ana tjetër, duhet bërë edhe një analizë lidhur me largimin nga Traktati i Varshavës dhe afrimi me Kinën. Ishte një vend pa mbështetje të dukshme. Shqipëria dëshmoi se ka traditë dhe vlera ushtarake. Ngritën një ushtri eficiente. Pati kuadro të përgatitur. Por nga komandantë ata përfunduan në kambistë dhe kjo ka dëmtuar jo pak. Në luftën e Kosovës, shteti shqiptar e pa mungesën e ushtrisë. Duhet dhe forca e brendshme, jo vetëm mbështetja ndërkombëtare.”, tha Nesturi.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›