E Martë, 3 Nëntor 2026

Alibali: Nëse bëhet industri lufte, e bën vetëm NATO. Zotkaj: Kemi gjetur teknologjinë e huaj | 3D

​Analisti Neritan Alibali i ftuar në 3D të Alban Dudushit hodhi më shumë dritë rreth idesë për të rifilluar prodhimin e armëve dhe municioneve në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, e ringjallur pas samitit të Ukrainës në Tiranë nga presidenti Zelensky dhe kryeministri Rama. Sipas tij armatimi  dhe municionet shqiptare të prodhuara në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit ishin të papërshtatshme. “Nëse në Shqipëri do të ngrihet një industri ushtarake, duhet që ajo të jetë mbi bazën e parametrave dhe standarteve të NATO-s” tha zoti Alibali.

Ai kujtoi me këtë rast se në Ukrainë ka armatime dhe municione jo të ngjashme me ato të NATO-s. Megjithatë analisti Alibali dhe se infrastruktura e industrisë ushtarake në Poliçan është më e mira. Por sipas tij Shqipëria ka nevojë për kapacitete inxhiniero teknike si dhe teknologjinë e NATO-s. Alibali shkoi më tej duke kërkuar zhvillimin e industrisë së prodhimit të droneve, pasi tha ai, Serbia po investon ndjeshëm në paisjen me këto prodhime.

Në ndërhyrjen e tij kreu i Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj tha se “Kemi gjetur teknologjinë e huaj për të investuar në Poliçan”, por e ka penguar burokracia e ministrisë së mbrojtjes. Ai hodhi idenë e krijimit të kompanie të specializuar në Poliçan që të veprojë lirshëm në tregëtinë e prodhimeve ushtarake. “Na lini të punojmë ne me kompanitë e huaja. Kombinati është i aftë ta bëjë këtë gjë” tha Zotkaj.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›