Alibali: Po kërkohet zgjidhja në tavolinë e luftës në Ukrainë

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “3D” në RTSH në fokus të diskutimeve nga paneli në studio foli për zgjidhjen që kërkohet për luftën në Ukrainë.
Ai theksoi se kanalet e komunikimit po rikthehen dhe se po kërkohet mundësia për të arritur në tavolinë një zgjidhje të problemit të Ukrainës.
“Logjika që dëgjohet shpesh në perëndim nga analistët që Rusia e ka përballuar shumë mirë përballjen me sanksionet me luftën në aspektin ekonomik apo financiar duhet të kemi parasysh se Rusia dhe Kina janë dy shtete të cilat janë bunker për informacionin e servirin pasi e përgatisin në kuzhinat e tyre propagandistike informacionin e kanë armë lufte. Nuk është e vërtet fakti që Rusia po blen armë nga Koreja e Veriut, po blen dronë nga Irani tregon që industria e fuqishme e armëve në Rusi nuk është në ditët e saj më të mira.
Në aspektin ushtarak fronti është kthyer në llogore, të dy ushtritë janë ndyrë nëpër llogore dhe të paktën sipas analizave që bëjnë analistët ushtarak as Ukraina nuk ka kapacitet për të çliruar tokat që ka pushtuar Rusia dhe as Rusia nuk ka kapacitet për të avancuar përtej linjave të cilat kanë kapur.
Mendoj që edhe ardhja e Lavrovit në Shkup mendoj që underground po rikthehen kanalet e komunikimit dhe jam i mendimit se po kërkohet mundësia për të arritur në tryezë që zgjidhje të problemit të Ukrainës”, u shpreh Neritan Alibali.
/rtsh.al/