Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në aeroportin e Vlorës: Punë voluminoze, po ecën me ritme të shpejta

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, inspektuan nga afër punimet në kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar që po ndërtohet në Vlorë.
Sipas informacionit nga zyra pranë kryeministrit, mësohet se në këtë aeroport po punohet në disa fronte, tek pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Gjatë fjalës së saj, Balluku zbuloi se po punohet në disa fronte njëkohësisht, pista, e cila ka marrë formë, ngritja e terminalit prej 20 mijë metra katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Sakaq, ajo ka theksuar se ky aeroport është dhe një arritje e madhe për aviacionin në të gjithë Evropën.
“Tashmë jemi në një fazë të avancuar të punimeve. Në të djathtë është kulla e kontrollit, që ka nisur nga ndërtimi. Matan kullës është ndërtesa e zjarrfikësve. Ky aeroport do të jetë kategorie 4E, një nga më të lartat në Ballkan”, tha Balluku.
“Tani po shkelim terminalin e ri. Terminal me sipërfaqe 20 000 metra katrorë. Nga ana inxhinierike ka qenë një punë e komplikuar, pasi zona është 2 metra nën nivelit të ujit. Por i është dhënë zgjidhje çdo elementi. Nga ana inxhinierike iu dha zgjidhja përmes kanalit të kullimit. Pista është 2.5 metra mbi nivelin e detit dhe aeroporti në tërësi 4 metra mbi nivelin e detit. Ky aeroport do të ketë dhe një inovacion, që e kemi thënë disa herë, por që bëhet më i dukshëm: I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Do vendosen në mënyrë që të mos krijohen problematika me uljen e ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MËH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit”, tha Balluku.
“OSHE po adreson kërkesën për dy linjat, një linjë kryesore dhe një backup për operimet këtu. Po ashtu po përpunohet dhe furnizimi me ujë. Pritet që të sigurohet brenda fundit të dhjetorit, dhe në fillim të 2024 do të nisi puna me rrjetin e furnizimit me ujë. Më pas bashkë me aeroportin e Munihut nis puna për certifikimit, pasi kjo procedurë nis 1 vit përpara se të mbyllet puna në aeroport. S’kemi vonesa në asnjë prej pikave. Të ngresh një aeroport nga e para nuk ndodh në Evropë në vitet e fundit, zakonisht ndodh rikonstruksion. Në vitin e parë priten sipas kontratës 330 mijë pasagjerë, ndërkohë me gjithçka që po shohim sot edhe për shkak të zhvillimeve politike që po ndodhin sot në Shqipëri, në vitin e parë ne kemi pritshmëri më të larta se në kontratë, ku vetëm në Vlorë do të kemi mbi 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 deri në dhjetor. Ne do mbyllim të gjitha punimet në dhjetor 2024”, shtoi Balluku
/rtsh.al/