Topalli: Demokratët, përjetë me Sali Berishën
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina topalli, vazhdon që të tregojë mbështetjen e pas ndaj Sali Berishës, pavarësisht se ky i fundit tashmë nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Topalli shprehet se demokratët do të jenë për jetë me Sali Berishën.
Demokratët, përjetë me Sali Berishën, shkruan Topalli në Facebook, ndoshta për ti kujtuar kryetarit të ri, Lulzim Basha, se nuk ka mbështetjen e demokratëve.
Kjo, në një kohë kur nënkryetari tjetër i PD-së, Astrit Patozi, lëshoi akuza të ashpra për zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, duke thënë se gara ishte e manipuluar.
Topalli nuk është shprehur për këtë çështje, por në të njëjtën kohë nuk e ka uruar ende Lulzim Bashën publikisht./b.l