Alibeaj: “Komisionerët e PS-së na mohuan një deputet në Fier”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzon Partinë Socialiste se i mohoi Partisë Demokratike një deputet në Fier. “Serioziteti me të cilin duhet analizuar dhe gjykuar situata në Ruzhdie, duhet të jetë më i ftohtë dhe më i shtrirë në kohë. Historikisht, në rreth 500 votues, shume pak votojnë PS-në. Ky është një realitet elektoral i stratifikuar në kohë. Në 28 qershor në orën 9, në Ruzhdie, 3 komisionerë ishin anëtarë të PS-së. Të 3 ata komisionerë, me justifikimin se ishin të lodhur, largohen. Me qëllimin e parashikuar kohë më parë, vjedhin vulën me të cilën vuloseshin fletët e votimit. E dinë se kush është rezultati dhe ndodh pikërisht kjo gjë. Deri në orën 9 në Ruzhdie rezulton se fletët e votimit me dy vula janë 90. Nga momenti që ikin komisionerët socialistë, të gjitha votat e tjera kanë nga një vulë dhe rezulton që janë rreth 400”,- thekson Alibeaj. Sipas tij, PD e humbi mandatin e shtatë në Fier për 130 vota, pa llogaritur 400 votat e pavlefshme të Komunës Ruzhdie.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010