Komisionet hetimore Kuvendi miraton nismën e PS-së me 125 vota pro
Autori i Lajmit: S. Topi
Me 125 pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit kanë miratuar për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar projektvendimin për ndryshimet në komisionet hetimore, paraqitur nga Partia Socialiste një javë më parë në seancë plenare. Ajo vendosi në mbyllje të saj që propozimet e Partisë Socialiste për zgjedhjet të merren në shqyrtim në datën 18 mars. Në këtë mënyrë, Kuvendi i hap rrugën ligjërisht shqyrtimit të nismave të socialistëve, e në këtë mënyrë, edhe shpresës për ti pasur sërish të ulur në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës, pasi janë të interesuar të jenë të pranishëm në diskutimin e tyre. Miratimi i kësaj nisme u bë pas një debati të gjatë mes mazhorancës dhe opozitës dhe replikave të vazhdueshme të shkëmbyera nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Pas deklaratave të Ruçit për manipulime me kartat e identiteti, Berisha sugjeroi opozitën që të dorëzonte në prokurori çdo provë për manipulime. Po dje, Kuvendi miratoi dhe një propozim të Partisë Demokratike për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, kjo pasi Kuvendi tashmë do të jetë me 3 nënkryetarë dhe jo me dy. Pavarësisht insistimeve të Kryetares së Kuvendit për të hedhur në votim projektligjin për Gjykatën Administrative, deputetët socialistë refuzuan të ndjekin axhendën e Kuvendit, duke u shprehur se ishin të pranishëm në sallë vetëm për të votuar nismat e propozuara prej tyre. Projektligji për Gjykatën Administrative kërkon ¾ e votave të deputetëve.
Ruçi
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, theksoi se mazhoranca po shpërfill vullnetin e opozitës për të zgjidhur krizën. “Javën e kaluar opozita bëri një hap duke dhënë një kontribut konkret për zgjidhjen e krizës, që nuk e kemi shkaktuar ne. Në një kohë që të gjithë ne prisnim që edhe mazhoranca të jepte kontributin e saj, për fat të keq, po e shpërfillni atë”,- u shpreh Ruçi përpara deputetëve. Duke iu referuar vendimit për të shqyrtuar nismat e socialistëve në datën 18, Ruçi konsideroi se ky vendim është humbja e një shansi që opozita po i jep mazhorancës. “Mos e humbni këtë shans, me qëllim që gjithçka të zgjidhet me mjete politike. Ky është një lajm shumë i keq për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ju me këtë projektvendim po i thoni BE-së, ne kemi axhendën tonë. Këtë përgjegjësi do ta mbani ju , mos kërkoni tia faturoni opozitës shqiptare”, - tha kreu i Grupit Parlamentar Socialist. Ndërkaq Ruçi paraqiti në Kuvend karta identiteti që ai i konsideroi si prova të manipulimit me zgjedhjet. Në kartat e treguara, më shumë se një e tillë i korrespondonte të njëjtit person.
Berisha
Pas nxjerrjes së kartave të identitetit nga ana e zotit Ruçi në Parlament, karta të falsifikuara dhe të shumëfishuara sipas tij, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Berisha. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë provë si pseudofakt, për të cilin Ruçi duhet ti drejtohet prokurorisë. “Pashë zotin Ruçi që nxori disa karta, a ishin patenta apo falsifikime të kartave të identitetit, këtë nuk e di, por ajo çka i them Ruçit se, meqë kryesoni Grupin Parlamentar të PS, të gjitha këto prova, i paraqisni në prokurori”, – ironizoi Berisha. Sipas kryeministrit, sistemi të cilin po vë në dyshim zoti Ruçi, është një nga sistemet më të sigurta me nivelin më të lartë teknologjik, me të cilin shqiptarët iu drejtuan KE.
“Sistemi në fjalë është një nga më të sigurtët, paraqitja e pseudofakteve ka për qëllim të nxijë një sistem që është në nivelin më të lartë teknologjik, nuk duhet të luhet në asnjë rast me çështjen e vizave, zotëri i nderuar, mundësisht i dorëzoni në prokurori për të vërtetuar që nuk keni qëllim të nxini sistemin me të cilët shqiptarët janë paraqitur përpara KE”, - nënvizoi Berisha. Ndërsa duke folur në lidhje me propozimet e PS-së, për të votuar në një ditë edhe ligjin edhe komisionin, Berisha ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur. “A kuptoni, zotërinj, që keni 6 muaj të ngujuar në kuti, ku u thoni qytetarëve që doni të dilni nga kutia, ndërsa tani doni ligjin, thojini shqiptarëve ku ishit ju në kohën që kërkoni këto gjëra, çfarë keni sjellë, a ekziston në historinë e botës që të sillet ligji dhe komisioni në një ditë? Pra nuk mund të pranohen të dyja kërkesat së bashku. Të hyjë në fuqi ligji, nuk është faji ynë, nëse digjet koha e komisionit”, – theksoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010