E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volkswagen Touareg, Hibridi që kushton 72 300 euro



Për herë të parë në Gjenevë, kompania “Volkswagen” do të paraqesë modelin e ri “Touareg” në versionin hibrid, i cili duhet se do të ketë shitje marramendëse, duke pasur parasysh risitë dhe tekonologjinë. Prodhuesi nga Volfsburg tanimë ka rifreskuar ofertën në konfiguruesin e vet në internet për tregun gjerman, sipas të cilit vërehet qartë se modeli bazik me motor tri litërsh V6 TDI do të kushtojë 50.700 euro, ndërsa modeli hibrid V6 me benzinë dhe elektromotor të cilët së bashku zhvillojnë 380 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 530 Nm do të kushtojë 22.800 euro më shumë, respektivisht 72.300 euro. Edhe pse tani për tani nuk jemi njohur me nivelet e pajisjeve të cilat vinë për modelet e caktuara, gjykuar sipas konfiguruesit online të sipërpërmendur modeli hibrid do të jetë më i shtrenjtë sesa modeli i fuqishëm me naftë dhe motor V8, i cili së bashku me tatim në Gjermani do të kushtojë 70.800 euro.

Brabus E V12 Coupe
Automjeti kupe i Mercedes Benz

Automjeti më ekskluziv, e siç e kanë cilësuar disa revista edhe përbindësh, Mercedes E class në version kupe do t’u paraqitet vizitorëve të panairit të automjeteve. Bazuar në gjeneratën e re të E class ka linja më të mprehta dhe agresive, ndërsa emri i tij është i thjesht: Brabus E V12 Coupe. Nëse ju kujtohet panairi i automjeteve në Frankfurt gjatë vitit 2009, atëherë sigurisht dini edhe karakteristikat e Brabusit mbresëlënës, i cili tani vjen si kupe. Natyrisht, ai është i bazuar në versionin E 63 AMG të E class, por motori i tij tuin-turbo V12 6.3-litërsh është i aftë të zhvillojë 800 kuaj fuqi. Automjeti me katër ulëse arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë për 3.5 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale që ai mund ta arrij është deri në 370 km/h. Çmimi i Brabus E V12 është rreth 650.000 dollarë, sigurisht për faktin se është i prodhuar në numër të kufizuar, ndërsa për versionin kupe nuk është paralajmëruar edicioni i kufizuar.

Zipel e-Diary
Samsung prodhon frigoriferin me internet

Prodhuesi i aparateve elektronike “Samsung” nga Koreja e Jugut ka paraqitur frigoriferin i cili në dyert e tij ka të integruar një ekran me qasje ne internet. Në këtë ekran të vogël mund të vendosen fotografitë familjare, si dhe recetat të cilat u nevojiten. Aparati i pazakonshëm shtëpiak ka marrë emrin “Zipel e-Diary”, ndërsa ekrani i ndjeshëm në prekje i cili gjendet në të ka 25 centimetra dhe ka softuer të zhvilluar Wi-Fi me anë të cilit mund të përcillni lajmet nga interneti apo parashikimin e motit. Në të po ashtu mund të radhitni fotografi dhe të dhëna tjera. Por, kjo nuk është e gjitha. Ekrani i shkëlqyeshëm mundëson dërgimin dhe pranimin e fotografive edhe nga telefoni juaj celular. Çmimi aktual është afro 2.200 dollarë. Aktualisht ky frigorifer është i dedikuar vetëm për tregun vendas, e nga Samsung nuk kanë bërë publike planet nëse do ta shesin jashtë kufijve të Koresë Jugore.

Logitech Z205

Laptop me altoparlant
Kompjuterët laptop janë të fuqishëm të kryejnë pothuajse çdo gjë që përdoruesit kërkojnë prej tyre, por qëkur kanë filluar të bëhen më të vogël edhe kualiteti i tyre audio ka filluar të bjerë. Për të përmirësuar volumin e këngëve dhe filmave të preferuar, Logitech ka paraqitur altoparlantin për laptopë të emëruar Z205, i cili mund të ngjitet për laptop dhe ofron zë të shkëlqyeshëm në lëvizje. Pa marrë parasysh nëse kompjuteri ka sistem operativ Mac apo Windows apo është netbook, altoparlanti Logitech Z205 mund të ngjitet në maje të ekranit të laptopit. Altoparlanti Z205 ka dimensione të vogla, afërsisht 3.5 centimetra trashësi dhe 6.4 lartësi, që u mundëson përdoruesve ta bartin atë gjatë tërë kohës së bashku me kompjuterin e tyre.

6 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›