E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj Mblidhen fakte per veprimtarine e Spahiut

Në Komisionin Hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kreu Enkelejd Alibeaj njoftoi se janë mbledhur fakte nga mediat dhe institucionet për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut.

Alibeaj deklaroi se është kërkuar informacion edhe nga KLD-ja, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje.

Spahiu, po hetohet për devijim nga funksioni kushtetutes, duke u angazhuar në politikë, si dhe abuzim me detyrën me largime afatgjata.

Komisioni Parlamentar një javë më parë vendosi të bëjë një hetim të hollësishëm të veprimtarisë 3-vjeçare të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu për të vërtetuar pretendimin, se ai ka kryer veprimtari ekstrafunksionale dhe të kundraligjshme.

"Informacioni i mbledhur paraprak është përpunuar në dy drejtime kryesore. Në drejtimin e veprimtarisë ekstra funksionale të anëtarit, njëkohësisht zëvendëskryetar të KLD-së dhe në drejtimin e veprimtarisë funksionale të tij, pra në ushtrim të detyrës si anëtar dhe zëvendëskryetar i KLD-së. Ka rezultuar nga një analizë sistematike e tyre se së pari: në aspektin statistikor rezulton, se duke filluar së paku nga muaji mars 2011 e deri në 17 janar 2012, dita e fundit për të cilën ne kemi mbledhur të dhëna, funksionari i mësipërm ka realizuar mbi 43 veprimtari të tipit, organizim apo tubim, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të tij, madje i pozicionuar në rolin e drejtuesit dhe projektuesit të tyre. Së paku 5 veprimtari të tilla në çdo muaj. U ka dërguar letra të karakterit diplomatik përfaqësuesve të lartë shtetëror të shtetit të Kosovës, ministrit të Brendshëm të Kosovës, madje edhe gjithë popullit kosovar, të shtetit të Serbisë, presidentit dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe shtetit të Greqisë. Në përmbajtjen e këtyre letrave të trajtuara prej tij si veprime shtetërore të karakterit diplomatik ndërshtetëror, nuk trajtohej asnjë çështje e sistemit gjyqësor", shpjegoi në mbledhjen pararendëse Alibeaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›