E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat fluks ne urgjencen e Beratit

Një numer gjithmonë në rritje të prekurish nga virozat e stinës jane regjistruar pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë ndikuar në përhapjen e ketyre virozave. Dhjetëra raste paraqiten çdo ditë pranë urgjencës në spitalin e qytetit.

Mjeku patolog Arjan Kamberi, thotë se ditët e fundit ka pasur një fluks në rritje të qytetarëve të prekur nga virozat. Sipas tij të gjithë grup moshat janë prekur nga epidemitë e stinës së ftohtë, por më të riskuar janë moshat e treta dhe fëmijët.

Kamberi thote se pacientët duhet të tregojnë kujdes duke evituar daljet ne te ftohte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›