E Enjte, 5 Nëntor 2026

Alibeaj: PD nuk vjen dot në pushtet me Sali Berishën “non grata”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë një analizë të veprimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në luftën që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike.
 I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH 1 me moderatore Blerta Tafanin, Alibeaj tha se shpallja non grata është një problem personal i Sali Berishës, ndërsa misioni i PD është të vijë në pushtet. 

Sipas Alibeajt kur analizojmë veprimete Lulzim Bashës nuk mund të themi që ai ka humbur zgjedhjet pasi nëvend nuk ka më zgjedhje të lira e të ndershme me Ramën në krye të qeverisë. 

Alibeaj tha se vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat pas shpalljes së tij non grata ishte një vendim i imponuar dhe që synonte të mos përfshinte masën dhe se Berisha e kishte kuptuar që pas aktit non grata nuk kishte më të ardhme politike. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›