Zaev: Bujqësia, ndër shtysat e rritjes ekonomike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi nga forumi i Agrikulturës e Kooperimit Rajonal se sektori i bujqësisë është ndër shtysat e rritjes ekonomike. Sipas Zaevit, industria agro-ushqimore, është ndër më të rëndësishmet në Ballkan.
“Industria agro-ushqimore është më me rëndësi në Ballkanin Perëndimor. Shifrat flasin vet për rëndësinë e këtij sektori, aktivitetet agro-bujqësore përbëjnë 24% të prodhimit në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se sa rol luan bujqësia në rajonin tonë. Bujqësia përbën 12% të PPB totale të rajonit tonë. Agro-bizneset kanë ndikimin më të lartë. Kjo industri mund të shndërrohet në një motor të fortë në ekonomitë tona. Në mënyrë që të inkurajojmë bashkëpunim rajonal duhet të jemi të motivuar për të krijuar potencial. Bashkëpunimi rajonal mund t’i vendoset vendet e Rajonit në tregun e BE, jo vetëm me çmime më të ulëta, por si një rajon nga i cili vijnë produkte të shëndetshme, bio” tha zoti Zaev. Ai theksoi se “në mënyrë që të jetë e mundur shkëmbimi tregtar, është me rëndësi që të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për standardet të larta. Lehtësimi i procedurave doganore për qarkullimin e mallrave është me rëndësi. Ne do të njohim certifikatat nga të treja palët të dërgesave. kontrollet kanë të bëjnë me destinacionin përfundimtar. do të përpiqemi që të kemi cilësi në standard. Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe të shkëmbejmë përvoja. Investimet në bujqësi janë ende në nivel të ulët, ndaj shoh potencial të madh. Bujqësia është një fushë që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Shanset, mundësitë, janë të mëdha. Nga ky forum do të dalim me ide.”, tha kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.