E Enjte, 5 Nëntor 2026

Analiza e 100 ditëve të para, ministrat raportojnë te kryeministri përmbushjen e detyrave

Kryeministri socialist Edi Rama mblodhi mëngjesin të së mërkurës, ministrat e kabinetit të tij, në atë që konsiderohet si dita e llogaridhënies, për përmbushjen e detyrave të 100 ditëve të para të mandatit të 3-të. 
Të mbledhur në ambientet e një prej vilave qeveritare në Tiranë, ministrat e kabinetit “Rama 3“, të betuar më 18 shtator, në detyrat që mbajnë raportojnë për punën e deritanshme, por edhe prioritetet mbështetur në programin e qeverisë.
Mesohet se fokus të këtij takimi të gjatë analizuas mund të kenë qenë zhvillime e fundit: çështjet e ekonomisë, mjedisit, rindërtimi, por edhe situate politike në vend.
Kryeministri ndërsa u besoi detyrat që mbajnë, u la një afat 100 ditor për të treguar përkushtimin në përmbushjen e detyrave prioritare. 
Mbetet për tu parë nëse do të zhvillime brenda kabinetit qeveritar dhe çfarë detyrash do të caktojë kryeministri si prioritete në nisje të vitit të ardhshëm 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›