E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Qeveria, kushte optimale drejtesise

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe ambasadori i Keshillit te Evropes, Luigi Brusa kane marre pjese ne perurimin e nderteses se gjykates ne Diber.

Ne fjalen e tij ministri i Drejtesise pohoi prioritetet ne buxhet persa i perket investimeve ne sistemin e drejtesise.

“Qeveria ka detyrim madhor dhe pergjegjesi per te krijuar kushte te mira qe sistemi i drejtesise te punoje ne kushte optimale, pavaresie, paanesie dhe te garantoje drejtesi”, ka deklaruar Alibeaj.

Ne buxhetin e vitit 2009 parashikohet nje rritje prej 300 % per sa i perket investimeve ne sistemin e drejtesise.

Rinovimi i ambjenteve te gjykates se Dibres, ashtu si edhe ne gjykatat e apelit ne Korce e Vlore, jane pjese e masterplanit per infrastrukturen gjyqesore te pergatitur nga KE.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›