E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dy pika turistike peng të ndërtimeve pa leje

Shiroka e Zogaj, dy pikat turistike të Shkodrës vazhdojnë të mbeten peng i ndërtimeve pa leje. Shkak i kësaj pengese është bërë një vendim qeverie, sipas të cilit objektet më të vjetra se 10 vite duhet të marrin leje nga KRRTRSH-se, për prishje. 

SHKODER- Aksionet e prishjes së ndërtimeve pa leje në dy pikat turistike në bregun e liqenit të Shkodrës, Shirokë-Zogaj, të cilat ishin parashikuar të fillonin në mesin e muajit shtator, ende nuk kane filluar. Shkak për këtë është bërë një vendim i qeverisë, sipas të cilit objektet më të vjetra se 10 vite duhet të marrin një vendim të KRRTRSH-së, për prishjen e tyre. I kontaktuar nga televizioni “News24”, Drejtori i Ndërtimores pranë Bashkisë së Shkodrës Roland Çomo, ka sqaruar se janë gjithsej 24 objekte në këto pika turistike të cilat duhet të prishen. Ndërkohë që ndërtimorja për të ekzekutuar këto aksione, pret vetëm lejen nga KRRTRSH-ja.
Gjithashtu, sipas Çomos, puna e inspektoriatit të ndërtimit në Bashkinë e Shkodrës, ka dhe një synim tjetër që konsiston në inspektimin e objekteve në ndërtim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›