Alibeaj: Rinisja e bojkotit, vetevrasje politike e PS-se
E vetmja oferte qe Partia Demokratike mund te beje per opoziten per te dale nga greva e urise dhe ti jape fund protestave, eshte paketa me kater pika. Keshtu rikonfirmoi dje deputeti i selise blu, Enkelejd Alibeaj. "Ajo cka mund te ofroje PD eshte venia ne funksion e Komisionit Hetimor Parlamentar per transparencen zgjedhore, hetim te zgjedhjeve me 100 prokurore, ndryshime ne Kodin Zgjedhor dhe ankimim ne Gjykaten Kushtetuese. Kaq mund te ofrojme kudo edhe ne tryezen e mundshme me Presidentin Bamir Topi", beri te qarte Alibeaj. Sipas tij, zgjidhja e kesaj situate politike dhe e pretendimeve te Partise Socialiste, mund te vije vetem ne zbatim te ligjit. Alibeaj theksoi se keto jane te vetmet alternativa, nuk ka te tjera mundesi jashte Kushtetutes. "Sigurisht qe keto do te jene oferta, mund te jene oferta politike ti jepen Edi Rames, gjithnje nese ai do pranoje te ulet ne tryezen e dialogut, seriozisht", vijoi deputeti demokrat. Alibeaj theksoi se zgjidhjet jane ofruar prej kohes dhe aty kane qene per opoziten, por ngerci sipas tij qendron ne faktin se eshte selia roze dhe me konkretisht kreu i saj, Edi Rama qe nuk pranon. "Nese deputetet socialiste, do te vijojne bojkotin ndaj Parlamentit sic vepruan muja me pare, atehere e them me bindje se kjo do te ishte nje vetevrasje e vertete politike per te gjithe ata. Absurde ne gjithe kete levizje, eshte se ata kerkojne transparencen e procesit zgjedhor me nje mjet ekstrem. Ky mjet nuk te con ne nje qellim te caktuar, ky qenka vete qellimi. Pra, krijimi i nje klime tensioni, te acaruar, i nje radikalizmi", kritikoi Alibeaj.