Intelektualet, thirrje opozites te dale nga greva e urise
Personalitete te shumta nga bota e artit, kultures dhe letrave, i kerkuan serish dje Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, qe t'i jape fund greves se urise. Artisi i mirenjohur nga Korca, Dhimitraq Orgocka u shpreh dje se greva e urise eshte e paarsyeshme dhe po demton rende imazhin e vendit dhe procesin e liberalizimit te vizave. "Protestat do ti pranoja, por mbyllja ne greve me duket e paarsyeshme. Ne Korce votat u numeruan shume mire dhe une nuk e kuptoj pse korcaret hyjne ne greve", tha Orgocka. Ndersa shkrimtarja Flutura Acka, e quajti nje kamping vdekjeje, tenden e ngritur para kryeministrise se socialisteve dhe mbeshtetesve te tyre qe prej nente ditesh vijojne greven e urise. "Kjo eshte shume e trishtueshme. Cfare mund tu mesojme femijeve me menyra te tilla, ngritjen e nje kampingu vdekjeje", kritikoi Acka. Nga ana tjeter, rezerva per greven e urise shprehu edhe dirigjenti Zhani Ciko i cili u sugjeroi politikaneve qe ndonjehere te degjojne edhe njerezit e artit, intelektualet, sa do te medhenj qe te jene ata.