E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alibeaj: Vendimi i Celibashit i ndikuar politikisht, askush s’do ta ndalojë PD-në të regjistrohet

Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar, lidhur me vendimin e kryekomisionerit Celibashi, për mosregjistrimin e PD-së së drejtuar prej tij, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në reagimin e tij, Alibeaj informon se vendimi do të ankimohet menjëherë të KAS dhe, sipas tij, “askush nuk do të mund ta ndalojë PD-në të regjistrohet”.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.”- shkruan Alibeaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›