E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ KQZ nuk regjistron PD e Bashës, Bardhi: Celibashi u shantazhua. Reagon Komisioneri: S’jam ushtar

“Asnjë njeri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor”.

Ky ishte reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, pak pasi komisioneri shtetëtor i zgjedhjevve vendosi që të mos regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar Bashën, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike”- shkruan më tej Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”.

Menjëherë më pas në një reagim për mediat, Celibashi i indinjuar tha se nuk ishte shantazhuar dhe se ndjente keqardhje për deklaratën e  Bardhit.

“Për këdo që e ka njohur karrierën time profesionale unë jo vetëm që nuk jam i shantazhueshëm, por kam dedikimin profesional për të zbatuar ligjin. Më vjen keq për zotin Bardhi. Është e papranueshme gjuha që ai përdor. Si mund ta thotë në mënyrë të papërgjegjshme”.

Celibashi shkoi më tej duke u shprehur qartë se për vendimmarrjen e tij kishte zbatuar vetëm ligjin.

Për kaosin juridik duhet ta shikojnë përgjegjësinë diku tjetër jo tek unë. Natyrisht unë kam pëlqimet e mija politike, por absolutisht në dallim nga shumë të tjerë, në atë çfarë unë dua të vendos ligji përcakton vendimmarrjen time. Nuk shoh pse të tjerët shikojnë që në këtë vendimmarrje është interesi I X apo I Y. për vetën e tyre mendojnë që janë të zotë të mos jenë ushtarë të dikujt ndërkohë për këdo tjetër në një situatë që ata nuk u pëlqen sillen si ushtarë të të tretëve. Jam I sigurtë që nuk ju dukem si ushtarë apo jo.

E kuptoj shumë mirë rëndësinë e standardit të procesit zgjedhor. E kuptoj rëndësinë e faktit që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por kjo nuk do të thotë asesi, që duhet të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht e çdo çmim, sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit. Nuk po flasim për kapriço apo detaj, por po flasim për përmbushje thelbësore të detyrimeve që çdo parti politike ka në kuadër të kërkesës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor.”

Komisioneri Zgjedhor tha se PD nuk kishte shfrytëzuar 48 orët që kishte dhënë KQZ për të plotësuar dokumentacionin.

“Kam patur të gjithë angazhimin që kjo çështje të zgjidhje por nuk kanë dashur ta zgidhin, për , për çfarë arsye është çështje e tyre. Është e vërtetë që për zotin Basha, nuk ka asnjë lloj obligimi ligjor për ta paraqitur formalisht deklaratën e dorëheqjes, por për këdo tjetër të interesuar do të duhej që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë.

Vetëm kështu, e këtë e them me bindje,  do të përfitonin legjitimitetin, të tjerë, organe të PD-së, për tu sjellë si kryetar i PD-së. Prandaj i dhashë 48 orë kohë, isha gati ti jepja edhe më shumë kohë por nuk e donin. Tani nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›