Alibeaj dha dorëheqje, Berisha: Të gatshëm për bashkëpunim me këdo, veç “Lulbravës” dhe “Alibashës”
Ish-kryeministri Sali Berishë është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një bashkëpunim me palën tjetër, tani që Enkelejd Alibeaj dha dorëheqje nga drejtimi i PD.
Berisha tha se ai dhe grupi i tij janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këdo, përveç Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
“Qëndrimi im është, qëndri im dhe i partisë. Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare. Ai është i LulBravës, tjetri është Alibasha, i cili mori vetëm sot shpërblim 220 mijë euro.
PD është e hapur për të gjithë të tjetër për debat për negociata, për cfarë të dëshirojnë, por dy persona pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrë të pamëshirë, për të goditur opozitën.
Sa i përket rezultatin u bëj thirrje të lexoni rezultatin me analizim, PD ju mohua logo, iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatit për ndeshje, me mekanima ala Putin shpall veten fitimtar” tha Berisha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
