E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau tre gra në lagjen e tij, i armatosuri në New Mexico ishte një 18 vjeçar

Vrau tre gra në lagjen e tij, i armatosuri në New Mexico ishte

Personi i armatosur që vrau tre persona dhe plagosi gjashtë të tjerë një New Mexico, është një nxënës lokal 18-vjeçar i shkollës së mesme, thanë autoritetet të martën, duke vënë në dukje se janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar një motiv për sulmin.

Beau Wilson jetonte në lagjen Farmington ku hapi zjarr të hënën, duke vrarë tre gra. Ato ishin 97-vjeçarja Gwendolyn Schofield, vajza e saj 73-vjeçare, Melody Ivie dhe 79-vjeçarja Shirley Voita, tha policia.

Dëshmitarët thonë se Wilson eci nëpër lagje me makinë nga qendra e Farmington duke qëlluar plumba derisa policia mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash dhe e vrau.

Katër oficerë qëlluan gjithsej 16 fishekë në drejtim të Wilson, duke përfshirë një nga dy oficerët që u plagosën, tha Sherifi i Qarkut San Juan, Shane Ferrari. Kryebashkiaku Nate Duckett u shpreh se të dy oficerët e plagosur u trajtuan në spital dhe tashmë janë larguar.

Oficerët filluan të marrin raporte për të shtëna me armë rreth orës 10:57 të mëngjesit dhe i pari mbërriti në vendngjarje në orën 11:02 të mëngjesit, tha shefi i policisë Steve Hebbe. Tre minuta më vonë, personi i armatosur ishte vrarë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›