Alibeaj emëron Barkën në karrigen e Gazidedes
TIRANE- Ish- ministri i Punës dhe Cështjeve Socialie, Kosta Barka emërohet nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Barka ulet në postin e Bashkim Gazidedes, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë pas një sëmundje të rënde. Lajmi bëhet i ditur nga tv NEWS 24 i cili i referohet burimeve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Mësohet se kreu i këtij dikasteri Enkeled Alibeaj ka pranuar të hedhë firmën për emërimin e Kosta Barkës në postin e nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Kosta Barka u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve dhe Cështjeve Sociale me dekret të Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit pranoi propozimin e kryeministrit Sali Berisha për largimin e tij dhe zëvendësimin e tij me Anastas Duron, aktualisht ministër i Punës. Vetë kryeministrit Berisha propozimi për largimin e Barkës i erdhi nga kryesia e Parisë së Bashkimit Për të Drejtat e Njeriut.
(s.g/BalkanWeb)