Durrës, një anije tregtare në rrezik të mbytet
Ngarkesa e nje anije turke që mbërriti sot në port kaloi e gjitha në njërin krah të hambareve gjatë manovrimit per te hyrë në basenin portual. Anija vazhdon të jetë në rrezik pasi malli mbetet i grumbulluar vetëm në njërin krah
DURRËS- Një situatë e pazakontë është krijuar në Portin e qytetit të Durrësit ku një anije rrezikon të mbytet brenda basenit portal. Shkak për këtë është bërë spostimi i mallrave në njërin krah të hambareve të anijes, gjë që ka sjellë mënjanimin e anijes.
Burime nga porti bënë të ditur se ngarkesa e anijes turke San-E, që mbërriti në portin e Durrësit sot rreth orës 9:30, kaloi e gjitha në njërin krah të hambareve gjatë manovrimit të zakonshëm të hyrjes në basenin portual. Sipas burimeve nga dogana e Durrësit, anija transporton rreth 2 800 ton melaminë për subjektin privat "Denisa".
Specialistët e kapitanerisë thanë se anija mundi të ankorohet në kalatën nr. 6 të portit, por vazhdon të jetë në rrezik pasi malli brenda hambarëve të saj mbetet i grumbulluar vetëm në njërin krah. Mjetet detare të portit dhe specialistët e kapitanerisë po punojnë së bashku me ekuipazhin për normalizimin e situatës.
Ndërkohë deti i trazuar në Gjirin detar të Durrësit kanë penguar sot lëvizjen normale të anijeve. Po kështu ka patur vonesa edhe në mbërritjen e trageteve. Tragetet që duhet të mbërrinin nga porti i Barit (Itali) sot në mëngjes, ende nuk kanë arritur.
(d.b/BalkanWeb)