Arrestohet polici, i tregtonte të burgosurve drogë
Një polic në burgun e Shënkollit në Lezhë është vendosur në pranga, pasi u kap në flagrancë duke i tregtuar të burgosurve lëndë narkotike. I arrestuari është 36 vjeçari Marjan Gjoni, i cili ishte punonjës policie i këtij burgu.
LEZHE- Shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgun e Shënkollit në Lezhë ka arrestuar në mesnatë Marjan Gjoni. Gjoni ishte punonjës policie në burgun e Shënkollit, i cili ështe kapur ne flagrance duke u tregetuar lëndë narkotike të burgosurve të këtij burgu. Burimet nga policia e Lezhës thanë për televizionin “NEWS24” se 36 vjeçari Marjan Gjoni është vënë nën hetim nga SHKB e burgut të Shënkollit, nga Prokuroria dhe Policia e Qarkut të Lezhës me akuzën e prodhimit, kultivimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike. Ende nuk është sqaruar se çfarë lloj narkotiku u ka tregëtuar të burgosurve punonjësi i policisë së burgut, ndërsa kanë nisur kontrollet edhe në banesën e tij. (a.r/news24/balkanweb)