Alibeaj për RTSH-në: PD-ja parti e Berishës dhe jo për qytetarët

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur t’i qendroj besnik me çdo kosto, qoftë edhe djegies se karrirës së tij politike, vendimit për të mos qenë pjesë e grupit të Partisë Demokratike, pasi gjykata njohu si parti zyrtare atë që drejtohet nga Sali Berisha.
Në një intervistë për RTSH-në, Alibeaj tha se në këtë mënyrë u nda nga “Berizhizmi” i cili gjykon se e ka dëmtuar PD-në në 3 dekada.
Alibeaj spjegon se ndarjen me Berishën e ka patur që para vitit 2013-të, kohë kur ka qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Konflikti i 3 viteve të fundit mes demokratëve e ka thelluar më shumë këtë ndasi shton Alibeaj, i cili thotë se i qëndron deklaratave për Berishën, ndryshe nga kolegë të tij që kanë ndryshuar qendrim pasi u shpreh gjykata.
Për Alibeajn PD e Berishës, nuk është alternativa e duhur e opozitës, madje shton se kjo parti është në marrëveshje me Kryeministrin Rama.
Alibeaj gjykon se qytetarëve u duhet dhënë nje alternative e re politike , jo domosdoshmërisht parti personale cilido qoftë ai.
Gazetare Anisa Kadesha
/ rtsh.al /