Alibeaj:Sulmi ndaj përmbarimit, i pavend

Ministri i drejtësisë Enkeled Alibeaj thotë se i gjen të pavend sulmet e presidentit mbi punën e shërbimit përmbarimor. Përmes një komunikimi me mediat, ministri Alibeaj prezantoi punën e shërbimit përmbarimor, të cilën e cilësoi si shumë të suksesshshme. Më tej, ministri Alibeaj tha se privatizimi i përmbarimit është në rrugë të mbarë dhe se ky process do të rrisë konkurencën duke siguruar shërbimin e duhur ndaj komunitetit. Duke folur për ekstradimet e VIP-ave të mafias, kreu i drejtësisë tha se qeveria shqiptare ka shfrytëzuar të gjithë hapsirat e saj, por sisitemi gjyqësor i vendeve të tjera ka penguar në ekstradimet e shtetasve.