Aksident në Fushë-Krujë,plagoset shtetasi italian

Një shtetas italian është aksidentuar sot në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë. Leandro Puciniano, pronar i një firme rrobaqepësie në vendin tonë, është përplasur nga një automjet, duke i shkaktuar plagë të rënda. Fatmirësisht, Puciniano ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. Mësohet se shtetasi italian është aksidentuar nga një tjetër automjet, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po heton për të zbardhur autorin.