Shalsi akuza Berishës
Tiranë-Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi, tha sot se “ndonëse kryeministri qesh i kënaqur, kur thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka buxhet, ne tashmë e kemi buxhetin tonë, duan apo s'duan Sali Berisha dhe Ilir Meta, por duam ta nënvizojmë sjelljen aspak qytetare të gajasjes së Sali Berishës për një çështje kaq të rëndësishme për jetën e banorëve të Tiranës”.
Sipas numri dy të bashkisë së Tiranës, askund nuk ndodh që një kryeministër dhe një ish-kryeministër të minojnë bashkërisht buxhetin e metropolit të vendit të tyre, njëlloj si të ishin cuba malesh dhe jo burra shteti. “Berisha dhe Meta nuk duhen votuar nga të gjithë ata, që nuk duan edhe 4 vjet të tjera, si këto 18 vjet talljeje me njerëzit dhe vendin”-theksoi Shalsi.