E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibia e babait me mohoi atesine

/ /

Prangat jane te renda per keto. Ca me teper per duart e brishta te nje vajze 23 vjece. Sidoqofte e keqja nuk perfundonte ketu. Kryqezata perfshinte krejt familjen e fisin. Nga kujtimet rreth pasojave te drames se vitit 83 Alida Hisku vecon momentin kur babai u detyrua ta mohoje si bijen e tij. Per ti shpetuar katastrofes dhe njeherazi per tu kujdesur per mua si paciente e psikiatrise im ate de juro me beri hasha si i thoshin asokohe por de fakto mbeti njeriu me i dashur ne ato dite tmerresisht te veshtira. Me tej artistja e njohur e viteve 70-80 rrefen mbresat nga ditet kur kurohej per depresion nervor dhe andrallat pa fund ne kerkim te lirise. Kryqezimi i tim eti
Fill pas izolimit tim per veprimtari armiqesore filluan te mbajne ne mbikeqyrje babain. Nje dite e thirren zyrtarisht ne Komitet dhe i shtruan dilemen e tmerrshme Ose dorezo dokumentin e partise ose moho Aliden. I gjendur perballe nje situate te tille im ate me zgjuarsi zgjodhi alternativen e dyte per te shpetuar pjesen tjeter te familjes e te fisit. Per raste te kesaj natyre ne ate kohe sidomos kur ishte fjala per penalizime politike te stergjynosnin ne internim me kuc e me mac ne nje fshat te skajshem. Per ti shpetuar katastrofes por per tu kujdesur edhe per mua qe kisha perfunduar ne sallonet e psikiatrise babai kamufloi qendrimin dhe de juro me beri hasha si i thoshin rendom ne ate kohe. Ne fakt kjo sjellje imponuese ishte sa per sy e faqe pasi ai nuk rreshti te me gjendej prane ne momentet me te renda te jetes. Me shume se prind i dashur im ate per mua ishte nje shok i afert. Ai me kuptonte me mire nga kushdo aq sa merreshim vesh edhe pa komunikuar. Sidoqofte tek ai kjo ngjarje dramatike nuk mund te kalonte pa lene gjurme. U thinj e u plak para kohe im ate.
Drama pa fund
Thirrja e papritur ne polici pasoi me nje drame te tmerrshme. Nga seancat e hetimeve ne qelite e Brakes kam fiksuar vetem perballjet e fillimit. Kur jam kthjelluar e kam pare veten mes bluzave te bardha. Edhe sot e kesaj dite nuk e di si kam perfunduar aty. Mbaj mend qe njera nga kujdestaret e turnit me tregoi kur e pyeta se ndodhesha ne spitalin pese. Pra ne cmendine sic i thoshim rendom. Kush me kishte cuar dhe ne cfare rrethanash isha gjendur ne ato qeli te bardha nuk ma shpjegoi kush. Aty kam bere me qindra gjilpera. Nder te paret qe me vizitoi ishte babai. Ne te gjitha rastet vinte naten si dikur ilegalet. Me perqafonte me lot ne sy e shpesh me pyeste ndodhi me ty bija ime fare ke bere ti thosha Mbyllja syte e mundohesha te tregoja cfare me kujtohej. E nisja nga Konispoli risillja ne kujtese udhetimin misterioz me xhipin e Sarandes pastaj castet befasuese ne zyren e Fize Bozhekut ne Komitetin e Partise numer tre dhe se fundi britmat ne qelite e Brakes. Me tej gjithcka me mjegullohej si ne nje enderr te frikshme. Qetesohu qetesohu bija ime me thoshte im ate duke me hedhur doren mbi supe. Te spitali pese kalova dite e muaj te tere. Nje tjeter cmendine me priste jashte dyerve te tij. Nje kalvar i tere vuajtjesh izolimi e braktisur nga te gjithe. Vite me radhe keshtu deri ne diten e lirise...
E lire ne toke
te huaj
Liria e vertete trokiti kur ra diktatura. Vrapova si te gjithe te kap kohen e humbur. Te iki te iki sa me larg vendosa ne lirine time dhe u nisa. Ishte fillimi i dhjetorit te 90-tes kur bashke me dy djemte e mi 10 dhe 4 vjec mora rrugen e mergimit. Hipur ne nje maune ngarkuar me salce domateje kaluam Qafe - Thanen dhe mberritem ne Bullgari. Prej aty pas shume peripecish hyme ne token gjermane te enderruar prej kohesh. Po gezimi nuk zgjati shume. Pas mireseardhjes autoritetet na degdisen ne kampet e refugjateve ku qendruam tre vjet. Pastaj nisi beteja e ekzistences. Veshtiresite ishin te shumta sidomos per mua nje grua e vetme me dy femije te vegjel. Duhej te perballesha qe ti pergjigjesha sfides. Ndryshe nuk mund ti beja femijet e lumtur qe mos te jetonin vuajtjet e mia. Iu pervesha punes pa kurrfare pretendimi deri sa realizova qellimin. Tek kjo koder e vogel ku sot gezoj e jetoj kam mberritur me shume sakrifica me zvarritje e carje thonjsh me gjak neper duar e gjunje me nete te tera pa gjume etj. I besova vetvetes dhe permbusha detyrimet kryesore per nje jetese normale per familjen. Ne kete stad modest me ne fund iu riktheva dhe hobit te dikurshem muzikes. Pas 20 vitesh desha te provoj nese me kishte lene muzika apo e kisha lene une. Dhe ia dola bile me sukses...
Vijon neser...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›