E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat nen beton komuna inspekton ndertimin Pa leje

/ /

Perfaqesuesit e kesaj komune shkuan ne varrezat e vjetra nje dite pas reagimit te banoreve per betonimin e eshtrave te te pareve te tyre nga ana e deges se OMONIA-s ne Korce. Drejtues te komunes Drenove u shprehen se investimi per betonim te nje pjese te varrezave mund te jete bere me aprovimin e kishes ortodokse. Kemi pare nga afer situaten me nje grup inspektimi dhe konstatuam se pjesa me beton eshte ndertuar mbi varret ekzistuese te vjetra te fshatit Boboshtice. Poshte kesaj rruge qe eshte betonuar gjenden eshtra te varrezes ekzistuese. Varreza ndodhet ne brendesi te territorit te kishes se Shen Merise dhe kjo konsiderohet ne pronesi te Kishes Ortodokse u shpreh nenkryetari i kesaj komune Panajot Mihallari. Sipas tij per kete betonim te pjesshem te varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice nuk eshte marre leje ne komune. Por nga ana e kishes pretendohet se per sa kohe keto punime jane bere ne pronen e saj nuk ka qene e nevojshme marrja e nje lejeje te tille. Mihallari shtoi me tej se komuna nuk mund te nderhyje ne te drejtat qe ka kisha mbi pronat e saj duke e konsideruar edhe kete rast si nje investim qe eshte kryer me pelqimin e kishes e cila ka ne pronesi edhe varrezat e vjetra te fshatit Boboshtice. Betonimi i nje pjese te varrezave mesohet se eshte ndermarre me aprovimin e klerikeve te ketij fshati. Ne varrezat e vjetra mbi dy shekullore te Boboshtices sipas banoreve te vjeter prehen eshtrat e 60 paraardhesve te tyre. Reagimi i banoreve u be pasi dega e OMONIA-s asfaltoi nje rruge mes varrezave me qellim qe te afroheshin turistet greke tek memoriali ne nder te ushtarit te vrare ne Luften e Dyte Boterore. Pas reagimit te banoreve perfaqesues te OMONIA-s deklaruan se investimi ishte bere nga ana e konsullates. Por kjo e fundit e pergenjeshtroi kete fakt duke theksuar se i mbeshtet punimet e realizuara ne varrezat e fshatit Boboshtice por se investimi nuk ishte kryer nga ana e saj.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›