E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore dy shperthime ne harkun e 24 oreve

VLORE - Dy shperthime tritoli ne harkun e 24 oreve vune ne alarm policine e Vlores ndersa shkaktuan panik tek qytetaret. Sipas policise njera prej ngjarjeve ndodhi duke u gdhire e marta ne afersi te portit te Vlores. Shperthimi ndodhi ne mes te rruges por fatmiresisht sasia e lendes ishte minimale cka shkaktoi vetem deme te vogla ne disa lokale perreth zones se portit. Nderkohe nje tjeter ngjarje u regjistrua ne mesnaten e se martes ne lagjen Lirim qe ndodhet ne hyrje te qytetit te Vlores pak metra nga Drejtoria e Policise. Lenda plasese e cila dyshohet te jete tritol ishte vendosur ne afersi te nje objekti servis automjetesh duke shkaktuar deme materiale. Policia beri te ditur se vec qepenit jane demtuar edhe dy makina afer vendit te ngjarjes ndersa ka pasur edhe panik tek banoret pasi zona eshte mjaft e banuar kryesisht me banesa private. Pronari i servisit e kishte marre ate me qira dhe kryente aktivitet privat prej disa kohesh. Burime te policise bene te ditur se ai nuk ka pranuar te kete konflikte me persona te tjere. Megjithate nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka pasur konflikt pronesie me disa persona ceshtje e cila ndodhet ende ne gjykate. Blute shoqeruan kater veet te cilet u moren ne pyetje si te dyshuar per ngjarjen. Grupi i hetimit kreu veprimet ne vend dhe mori kampione te lendes plasese per tu analizuar ne laboratorin e kriminalistikes. Banoret u shprehen se shperthimi ka qene mjaft i fuqishem. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›