E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në drejtësi, Nishani takon krerët e institucioneve

Gazeta Shqip

Reforma në sistemin gjyqësor pritet të mbledhë ditën e hënë në një tryezë të rrumbullakët një sërë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë, me ftesë të kreut të shtetit, Bujar Nishani.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se, në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Progresin-Raportin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012.

Ndërkohë, javën e kaluar presidenti Nishani zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme, takime gjatë të cilave u diskutua si më konsensuale nga të gjitha forcat politike pjesëmarrëse në bisedime data 23 qershor, megjithatë kjo datë ende nuk është dekretuar nga kreu i shtetit.

11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Reforma në drejtësi, Nishani takon krerët e institucioneve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›