E Diel, 1 Nëntor 2026

Alida: Me pelqen bashkejetesa, nuk jam gati per martesen

Kengetarja, motra e Stines: Endrra ime, te stiloj veshje VIP, qe mbajne firmen time
Suksesi i radhes i Alides, pas hitit “I wanna be on”, eshte kenga qe mban titullin “Dance with me”, ne bashkepunim me reperin K-Four. Ne videon perkatese spikasin mjaft afroamerikane, si nje risi per tregun tone muzikor. Ndersa e pyesim bukuroshen brune nese tanime shprehja “Alida, motra e Stines” do te shnderrohet ne “Stine, vellai i Alides”, ajo shprehet me shume modesti se as qe mund ta imagjinoje kete dhe se eshte shume krenare qe eshte motra e Ernestit (Stines). Por, me e reja nga Alida eshte deklarata e saj ne nje interviste per “KJ” se ajo po punon per nje kenge me ritme house dhe R’N’B, te cilen do ta lancoje ne Gjermani. Sa i perket endrres, me mire te mos e pyesim; ajo deshiron te krijoje nje linje te sajen me veshje VIP. Goxha ambicioze, apo jo?
Atehere Alida, cilat jane te rejat nga fronti i muzikes, qe do t’i servirni fansave kete vere? Dime dicka per albumin tuaj...
Se, shpejti do te dale ne treg albumi me titullin “Play” dhe ky ndoshta do te pasohet me nje klip.
Alida, se fundmi shohim mjaft afroamerikane ne videot tuaja dhe mjaft kercime free style. Ju pa kercimin s’mund te beni dot, por me K-Four si jeni lidhur?
Me K- Four ka qene nje rastesi fakti qe ai qelloi te bashkepunonte ne kengen “Dance with me”. E kam degjuar rastesisht ne studion ku une shkoj ne Hannover, ndersa kendonte live dhe me pelqeu per talentin qe kishte, ndaj e pata si nje ide ne koke qe kengen e radhes do te ishte nje feat. (bashkepunim) me te, pa ditur qe kjo kenge ishte kenga “Dance with me”, e cila qelloi pikerisht si te ishte nisur qe ne fillim per te. Sa per kercimin, eshte e vertete qe ne te dy s’mund te benim pa njeri-tjetrin. Kurse, pjesa e dancit free style duhet te them se jane kercimet qe me terheqin me shume, aq me teper kur kercehen nga profesioniste.
Ende me rrymen R’N’B, apo jo. S’mendoni te kaloni pak nga komercialiteti?
Shume e drejte, por as qe kam ndermend te “divorcohem” nga kjo rryme, tek e cila ndjehem shume e lirshme. Nuk e di cdo te doja tjeter!
Me ke keni bashkepunuar per kenget e albumit tuaj te ri? A eshte Stine nje prej bashkepunetoreve?
Ne albumin tim te pare kam dashur te dal vetem, por qelluan ca bashkepunime tek te cilat nuk mund te thoja “Jo”. Por pas ketij albumi do te vijne shume bashkepunime me kengetare dhe repera te ndryshem. Natyrisht qe kam bashkepunim me Stinen, nuk do te kishte kuptim. (Qesh)
Duket se dikur thonin “Alida, motra e Stines”, ndersa tani do thuhet “Stine, vellai i Alides”, apo jo? Si do t’ju tingellonte ky krahasim?
Ah, as qe nuk mund ta imagjinoj, jam shume krenare te quhem akoma “Alida, motra e Stines”.
Sa i perket veshjes, duket qe ajo eshte mjaft ne trend. Si ia beni per te qene perhere “in” me moden?
Veshjes i kushtoj shume kohe sic e thashe me siper, eshte teper e rendesishme per mua. Me pelqen te eksperimentoj, te luaj me ngjyrat dhe se fundi fiksohem tek njera nga veshjet qe me terheq dhe ate veshje e shnderroj ne stilin alla Alida dhe jam mese e sigurt qe ky shnderrim eshte faktori qe e ben kete veshje te jete sa me “In” dhe e vecante.
A do vini me pushime ne Shqiperi, te shijoni plazhet vendase?
Po, kete vere dua te jem ne Shqiperi, te shijoj pak rrezet e diellit te bregdetit shqiptar. Me ka marre malli, te them te drejten.
Ndonje e re nga jeta sentimentale? Besoni te martesa apo te bashkejetesa? Cilat tipare pelqeni me shume te nje mashkull dhe a ka rendesi per ju, nese ai eshte shqiptar apo i huaj?
Vazhdoj te bashkejetoj dhe them se do te qendroj akoma keshtu. Nuk eshte se nuk besoj ne martese, por thjesht nuk jam gati. Sa i perket asaj qe thoni ju, shqiptar apo i huaj, nuk ka lidhje fare, mjafton qe ne me njeri-tjetrin te kuptohemi ne cdo aspekt te jetes. Nuk fiksohem shume ne tipare apo karakteristika te vecanta te nje mashkulli, te vetmet cilesi qe me terheqin jane inteligjenca dhe thjeshtesia.
Se fundmi, cilat jane projektet tuaja te aferta dhe te largeta?
Projekti me i afert eshte nje kenge Mouse-R’N’N, te cilen do ta nxjerr ne Gjermani, ndersa projekti me i larget, por qe e kam nje enderr te vertete, eshte te realizoj veshje VIP, stilime qe mbajne firmen time. Tingellon paksa e larget, apo jo? (Qesh)
Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›