Kanavaro: Italia kishte probleme, eliminimi na priste
Nga kampione bote ne Berlin, italianet bejne nje figure te keqe ne Afrika e Jugut 2010 dhe largohen me turp nga finalet e Boterorit. Ne ndeshjen e fundit te eliminatoreve te Kupes se Botes, Sllovakia fitoi 3-2, duke i dhene nje goditje te forte “axurreve”. Trajneri i Italise, Lipi i ka lene vend trajnerit Cesare Prandelit, i cili do te nise te ndertoje ekipin nga e para, ne vigjilje te ndeshjeve eliminatore, “Euro 2012”. Kapiteni i Italise, Fabio Kanavaro deklaroi pas eliminimit se, ashtu sic “axurret” festuan titullin kampion rreth kater vjet me pare dhe moren meritat sipas radhes, tani duhet te marrin pergjegjesite e ketij deshtimi. - “Secili duhet te marre pergjegjesite e eliminimit sepse eshte e drejte qe te na thuren elozhe kur fitojme dhe te kritikohemi kur gjerat nuk ecin mire,” - theksoi Kanavaro. - “Aktualisht futbolli italian duhet te shohe para, duhet te mendoje per me te miren. Nese gjerat do te ecin keshtu, do te na duhen edhe nja 25-26 vjet per te fituar nje Boteror. Nje vend si Italia qe jeton me futbollin dhe nuk duhet te qendroje pa marre masa, ndaj nje duhet te marre pergjegjesi,” - theksi Kanavaro. Presidenti i Federates Italiane Abete eshte kritikuar me teper nga te gjithe per zgjedhjen e Marcelo Lipit, ne drejtimin e Italise. Xhankarlo Abete, nderkaq, shpjegoi per zgjedhjen e Lipit ne stol. -“Zgjodha Lipin, sepse pas Evropianit duhet te afroja nje trajner fitues dhe Lipi ishte shpallur kampion bote me ekipin.”