E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aligatori shëtit nëpër New York

New York, 24 gusht – Një aligator, rreth 60 centimetra i gjatë, është gjetur dje në një rrugë të New Yorkut.

“Ishte fshehur poshtë automobilit të parkuar”, tha përfaqësuesi i agjencisë për mbrojtjen dhe kontrollin e kafshëve, e cila mori kujdesin për të.

Autoritetet nuk dinë se si aligatori ka arritur në rrugë, e as nëse dikush ka lajmëruar zhdukjen e tij.

Në vitin 2001, një aligatori i vogël është gjetur në njërin prej liqeneve në Central Park.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›