E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady GaGa, mbretëresha e Twitter-it

Los Angeles, 24 gusht - Lady GaGa ia ka kaluar Britney Spearsit për nga numri i personave që ndjekin reklamat e saj në rrjetin shoqëror Twitter.

Këngëtarja ekscentrike nga New Yorku ka tani mbi 5.7 milionë fansa në Twitter, të cilët i ka quajtur “përbindëshit e vegjël” dhe të cilët i ka falënderuar që kanë kontribuuar në shpalljen “mbretëreshë të Twitter-it”.

Britney Spears, Ashton Kutcher dhe Ellen De Jeners si dhe një sajt që udhëhiqet nga organizata politike e presidentit Barack Obama, Organizing America”, kanë mbi 5 milionë ndjekës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›