Arbitrat akuzohen nga trajnerët, mbrohen nga Federata

Prishtinë, 24 gusht - Arbitri Përparim Hasani është akuzuar për referim të dobët në ndeshjen Trepça '89 - Trepça. Ai është akuzuar nga trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu. Kampionia në fuqi, Trepça, është mposhtur nga rivalja lokale, Trepça '89 me rezultat 1:0, të dielën në kuadër të javës së dytë të Superligës.
Sipas Sejdiut, Trepça e ka humbur ndeshjen në bazë të një skenari, i cili nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen e arbitrit Hasani. Përparim Hasani vlerësohet ndër arbitrat më të mirë në vend.
"Ajo që ndodhi në stadiumin 'Riza Lushta' është brengosëse për futbollin kosovar. Ishte hartuar një skenar, i cili pa ndihmën e referit nuk do të përfundonte me sukses. Ky skenar është hartuar me përpikëri. Koordinatori kryesor ka qenë Përparim Hasani, i cili ka lejuar që në fushë të luhet ragbi e jo futboll. Ka dështuar në referim", ka thënë të hënën Sejdiu.
Ai është ankuar në lojë të ashpër të skuadrës vendase. Sipas Sejdiut, si pasojë e lojës së ashpër të Trepçës '89 e të toleruar nga arbitri, lëndime kanë pësuar katër futbollistë të Trepçës: Emin Baliqi, Florent Sejdiu, Arsim Plepolli e Liridon Ahmeti.
Arbitri Hasani gjatë këtij takimi ka ndarë tetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Derbi lokal i Mitrovicës u përcoll me lojë të ashpër të futbollistëve në fushë dhe me disa incidente të tifozëve në tribuna. Ky takim u përcoll nga rreth 5000 shikues.
Përparim Hasani nuk është arbitri i vetëm që u kritikua nga trajnerët pas ndeshjeve të xhiros së dytë. Kritika kanë marrë edhe dy anësorët e ndeshjes Flamurtari - Vëllaznimi, Zekë Miranaj e Edmond Zeqiri, pastaj arbitri kryesor i ndeshjes Drenica - KEK-u, Hajriz Hajdari dhe Albert Kastrati, me ndihmës që drejtuan takimin Ballkani - Ferizaj.
"Nuk po mundem më të duroj duke shikuar këta arbitra duke ndarë drejtësinë. Dy gjyqtarët ndihmës ishin nën nivel në shumë vendime. Këto vendime nuk e dërgojnë përpara futbollin, përkundrazi", ka thënë trajneri i Vëllaznimi, Ajet Shosholli. Vëllaznimi barazoi pa gola si mysafir me Flamurtarin.
Trajneri i Ferizajt, Agron Selmani, ka thënë se arbitrat e favorizuan Ballkanin, në ndeshjen që skuadra therandase e fitoi me rezultat 1:0.
"Nuk kam qenë aspak i kënaqur me referim. Arbitrat kanë favorizuar Ballkanin dhe kanë ndikuar direkt në rezultat", ka thënë Selmani.
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka theksuar se skuadra nga Skënderaj do të paraqet kërkesë në FFK që ndeshjet e saj mos të drejtohen nga arbitri Hajriz Hajdari. Sipas Lushtakut, Hajdari në tri ndeshjet e fundit ka dëmtuar rëndë Drenicën. Skuadra kuqezi të shtunën u mposht në shtëpi nga KEK-u.
Me vlerësimin e katër trajnerëve të Superligës nuk pajtohet kryetari i komisionit të gjyqtarëve, Ruzhdi Breznica. Sipas tij, arbitrat në dy javët e para ishin solid në kryerjen e punës së tyre.
"Dy xhirot e para kanë shkuar mjaft mirë. Në përgjithësi ka qenë një referim solid. Në xhiron e parë referimi ka qenë më i mirë se në të dytën. Pres që të ketë përmirësime në ndeshjet e ardhshme", ka thënë Breznica.