E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aliolli Me 23 qershor shqiptaret do ndeshkojne bllokmenin Rama

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e selisë rozë Edi Rama për mosvotimin e tre ligjeve të kërkuara nga KE dhe bllokimin e marrjes së statusit të vendit kandidat, duke luajtur me ëndrrën evropiane te gjithë shqiptareve.
Në një deklaratë për mediat deputetja e kësaj force politike Ledian Aliolli tha se prej 102 ditësh 3 ligje presin votën e opozitës, por bllokmenët e rinj tamam si ato të vjetër refuzojnë Brukselin, Shqipërinë dhe shqiptarët, por që do marrin ndëshkimin e merituar më 23 qershor.
“Edvin muratori, çdo dite vendos një bllok te ri në murin e bllokimit, duke harruar se shqiptaret pas 151 ditëve do rrezojnë murin e gjurmës së tij te turpit.
Me 23 qershor shqiptaret do ndëshkojnë bllokmenët e rinj, ashtu siç ia bene bllokmenëve te vjetër 22 vite me pare.
Me 23 qershor shqiptaret i kane rezervuar Edvin muratorit, humbjen më te thelle, ndëshkimin me te madh e turpërimin me te merituar”-deklaroi Aliolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›